Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se kryeministri Edi Rama ka terrorizuar prokurorët pas publikimit të përgjimeve për manipulimin zgjedhor nga gazeta më e madhe gjermane, BILD.
MESAZHI I BERISHES
Denoncon dhunën dhe terrorin psikologjik të Edvinit ndaj prokurorëve pas publikimit të Bild. sb
Përshëndetje zoti Berisha! Doja të të tregoja një fakt: një miku im që është prokuror në Tiranë më tregoi që të nesërmen që gazeta Bild publikoi përgjimet e zgjedhjeve në Shqipëri, zoti Ramazoni shkoi në prokurorinë e Tiranës në orët e para të mëngjesit dhe filloi të shajë me libër shtëpie prokurorët që kishin transferuar dosjet. Kjo është 100 % e sigurtë, ju ndoshta e dini po unë thjesht doja t'ua tregoja çfarë më kanë treguar dëshmitarët okularë. Ai nuk e dinte kush e kishte bërë këtë dhe shante në përgjithësi. Në dijeninë time ato skena janë të regjistruara ne audio dhe video.