Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon një video në “Facebook”, ku tregon të gjitha veprat e bëra nga PD, që nga vitet 1990, kur drejtohej nga Sali Berisha, e deri në ditët e sotme.
Në video shfaqen disa fragmente të revoltave të PD, që sollën ndryshim, që nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, e deri te futja e Shqipërisë në NATO.
“#30VJET PËR DEMOKRACINË! GJITHMONË ZËRI I SHQIPTARËVE”, shkruan Basha.