Ish kryeministri Sali Berisha e cilëson “vrasje për së dyti” faktin që qeveria në VKM-në e ditës së djeshme, e quajti vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha si aksidentale.
Berisha ka publikuar dhe një elegji që po qarkullon në rrjetet sociale për të riun e vrarë nga polici, e shkruan:
“Elegji per Klodian Rashen, ekzekutuar per se dyti nga Edvin Kristaq Xhelati, i cili shpalli me VKM vrasjen e tij pas shpine me dy plumba si aksident. Kjo nuk mund te ndodhe ne asnje vend te botes pervecse ne shpellat e mafies! Krim i shemtuar. sb”.
Ndërkaq, Berisha ka publikuar dhe denoncimin e një të riu, që ka nxjerrë foton e këmbës së tij e thotë se i është mavijosur për shkak të dhunës që ka ushtruar policia gjatë shoqërimit të tij në furgon.
“Kryengritesi i papmposhtur denoncon dhunen e eger te ushtruar ndaj tij.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritesit guximtar! sb
“Pershendetje dr Berisha Kam 3 dit qe kemba me eshte perkeqsuar nga goditjet e policise ne furgon
Kam mar ilace i kam bo grafi dhe m kish plas gjaku mbrena. Spo muj me levis as neper shpi.
A do vihet drejtesi noj her ne kete shtet i marrin qytetaret dhe i rrafin aq me keq edhe minorenet me ca te drejte? Kush mban pergjegjesi per kto qe po na ndodhin ne kuuush?”, shkruan Berisha, bashkangjitur denoncimit.