Deklarata e Ramës për Bashën, Kryemadhi: Ka vite që po kërkon të bëjë diversion dhe nuk ia ka dalë

E mërkurë, 16 December 2020 16:23

 

E ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo e cilësoi deklaratën e kryeministrit si një tentativë për diversion që po e bën prej dy vitësh. Por ajo tha se nuk duhet të ngelemi peng i leksikut të Edi Ramës.

Pjesë nga intervista

Edi Rama u kujdes dje që të veçonte në leksikun e tij publik Lulzim Bashës nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po bën diversion Rama apo ka diçka të ndryshme?

“Rama ka dy vite që bën diversion. Rama gjithmonë kërkon të identifikojë Bashën me Berishën. Kërkon gjithmonë të identifikojë Monikën me Ilir Metën. Kërkon pastaj të identifikojë policin e mirë me policin e keq e kështu me radhë, sepse sot e kësaj dite, përpara se të arrijë të merret me pozicionimet tona, jam e bindur që çdo qytetar do të donte të dëgjonte nga z. Rama sa vende pune ka hapur në Shqipëri, sa ka ulur çmimet, taksat. Deri më sot shohim vendime që shkruhen në letër por nuk zbatohen. Prandaj është shumë e rëndësishme për opozitën dhe për të gjithë ne që të mos ngelemi peng i leksikut të Edi Ramës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...