“Që kur ka ardhur Rama në pushtet, 80 persona janë zhdukur në Vlorë”- LSI: Nuk është rastësi që ngjarje të tilla ndodhin sa herë…

Diel, 20 December 2020 15:15

 

Pas zhdukjes së disa personave në Vlorë, LSI në këtë qytet thotë se mos veprimi nga ana e shtetit tregon se është në ortakëri me krimin.

Referuar burimeve zyrtare kjo parti thekson se që prej kur Edi Rama është kryeministër e deri sot, janë referuar në Prokurorinë e Vlorës rreth 80 raste të rrëmbimit dhe të zhdukjes së personave.

“Nuk është e rastit që sa herë rriten sasitë e kultivimit të drogës, shfaqen edhe rastet e rrëmbimit të qytetarëve, siç ndodhi edhe në tetor të këtij viti, kur u shënua rrëmbimi i radhës së një qytetari nga Vlora”- thotë zëdhënësi i LSI në Vlorë, Gëzim Lacaj.

Reagimi i plotë:

Në cilësinë e zëdhënësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të bashkisë Vlorë, dua që me anë të kësaj konference për shtyp, të tërheq vëmendjen e opinionit qytetar në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë mbi një fakt tragjik:

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe falë inkurajimit shtetëror të krimit, Vlora u shndërrua në teatrin tragjik të rrëmbimeve kriminale, me pasojë zhdukjen pa lënë gjurmë të shumë qytetarëve.

Sipas burimeve zyrtare, që prej kur Edi Rama është kryeministër e deri sot, janë referuar në Prokurorinë e Vlorës rreth 80 raste të rrëmbimit dhe të zhdukjes së personave.

Vetëm në vitin 2016 kur kanabizimi i Shqipërisë arriti kulmin, janë rrëmbyer dhe zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, 16 qytetarë të Vlorës, fatin e të cilëve nuk e di askush.

Nuk është e rastit që sa herë rriten sasitë e kultivimit të drogës, shfaqen edhe rastet e rrëmbimit të qytetarëve, siç ndodhi edhe në tetor të këtij viti, kur u shënua rrëmbimi i rradhës së një qytetari nga Vlora.

 

Rrëmbimi dhe zhdukja pa lënë gjurmë e qytetarëve, është njëra nga pamjet e kriminalizimit të Vlorës, ku mosveprimi i shtetit, është në ortakëri të plotë me grupet kriminale.

 

Shteti nuk të vret vetëm kur të qëllon pas shpine, por të vret edhe kur lejon krimin të lulëzoje, edhe kur lejon drogën të mbulojë Shqipërinë, edhe kur lejon grabitjen e qytetarëve në mes të ditës dhe në mes të Vlorës.

 

Krimi është fytyra e vërtetë e qeverisë dhe Vlora për fat të keq, është pjesa më e kriminalizuar e vendit, që është padyshim edhe për meritën e veçantë të deputetit të Vlorës dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

 

Kriminalizimi i Vlorës është vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramēs, ndaj që Vlora të shpëtojë nga krimi, duhet më parë të shpetojë nga Edi Rama dhe çibanët e krimit që ai i ka sjellë Vlorës.

 

Ta shpëtojmë Vlorën nga Edi Rama!

Ta pastrojmë Vlorën nga Edi Rama!

Modifikuar më Diel, 20 December 2020 15:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...