Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino, duke iu referuar të dhënave nga autoritetet britanike, për variantin e ri të koronavirusit që po qarkullon në këtë shtet dhe disa vende të tjera, tha se nuk ka të dhëna që ai të jetë më agresiv se virusi bazë.
Megjithatë, të dhënat për mutacionin e virusit edhe pse janë të sakta tha Bino, janë të deritanishme. Kjo nuk e përjashton mundësinë që të ketë edhe surpriza.
“Virusi i ri deri më tani s’ka të dhëna që ai paraqet forma të rënda të sëmundjes, nga të dhënat e deri tanishme që kanë në Britani të Madhe, në 1108 persona, është e dhënë e saktë duke pasur parasysh se Britania e Madhe kryen sekuencimet më të larta në Europë e botë, ka një sistem survejance tepër perfekt e ndaj këto janë të dhëna të sakta
por janë të dhënat deritanishme.
Lidhur me impaktin që ka për reinfektimin, deri tani nuk vërehen të dhëna që ky virus të ketë shkaktuar riinfeksione.
Pra që ky variant, të ketë një sjellje të ndryshme. Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë”, tha Bino gjatë deklaratës në komitetin e Ekspertëve