Grafiku i Ramës dhe Kushit/ Luciano Boci: Tallje dhe mashtrim epik për mësuesit

Tuesday, 05 Janar 2021 15:06

 

 

Mësimin e kombinuar për shkollat 9-vjeçare me një javë në shkollë dhe tjetrën on line, ish-deputeti i PD-së, Luciano Boci e cilëson tallje me grafik që ju bëhet jo vetëm nxënësve por edhe mësuesve.

Boci thotë më tej se gjatë 8 viteve qeverisje rilindase, Rama nuk e balancoi asnjëherë pagën e mësuesit me normën e infalcionit, siç shteti e ka detyrim. Afërsisht kjo rritje duhet të ishte 2% në vit.

 

TALLJE ME GRAFIK

Kryeministri dhe Ministrja e arsimit kanë lëshuar talljen e fundit për mësuesit.
Me një grafik, sipas grafikut (agjendës) personal të Ramës e ministres.
Çështje tradite.
Rama me Nikollën p.sh e kishin grafikun e talljes një herë në muaj. I hiqnin nga puna, i përçmonin, i detyronin mësuesit të mbushnin vandakë me letra pa vlerë, të paguanin lekë për kualifikime, etj. Në fund i fusnin një letër dashurie të përmjerë, për t’u shkri në lot të qeshurash, për t’i mashtruar.
Pastaj Rama me Besën nga zelli e bënë një herë në dy javë grafikun. Madje gjatë pandemisë dhe njëherë në javë me video selfie.
I mësonin mësuesit, pa qenë asnjë ditë mësimdhënës, si t’i mësonin nxënësit.
Ndërsa Rama-Kushi, meqenëse nuk kanë shumë kohë në dispozicion, e bëjnë kohë pa kohë, por me dopje grafik. Edhe kështu edhe ashtu. Si t’i dalë dhe sipas humorit të vetë kryemësonjësit të saj Ramë.
Madje Rama si kryetallës dhe ministreshat e Rilindjes në këto vite, i ka futur në garë se kush është tallur më shumë me mësuesit dhe si.
E ka tregues të performancës këtë.
Po të pyesësh Nikollën, ajo pretendon që është kampione, se çfarë nuk i punoi. Qindin u punoi në fakt bashkë me Ramën e vet.
Besa po kështu bërtet. I ngjan Ramës. Por ajo më shumë tallte veten në tentativë për të tallur mësuesit.
Ndërsa Kushi është më e rafinuar dhe më e zellshme pas direktivës së Ramës.
I tall duke i marrë që në fillim “me të mirë” e “duke i treguar arat”.
Ose p.sh, i kërkon të luajnë lojën “tek a çift” me mësimin online, ose lojën “me do, s’më do” me mësimin në klasa.
Po talljen më të paturpshme Rama-Kushi e kanë bërë me grafikun e rritjes së pagës.
Rama kërkon t’u mbushë mendjen me zor atyre, se kanë në xhep më shumë lekë se ç’u duket. Abrakadabra. Mashtrim epik. Si të gjitha mashtrimet e Ramës në këto vite.
Rama gjen ministren-ekonomiste plani pa plan dhe bashkë bëjnë shigjeta kacafiu.
Por e vërteta është ndryshe. Rama është mashtrues.
– Gjatë 8 viteve qeverisje rilindase, Rama nuk e balancoi asnjëherë pagën e mësuesit me normën e infalcionit, siç shteti e ka detyrim. Afërsisht kjo rritje duhet të ishte 2% në vit. Kjo përqindje në 8 vite kalon çdo përqindje të pretenduar për rritje.
– Mësuesve për 8 vite Rama i refuzoi pagën e 13-të dhe shpërblimin në fund të vitit. Nëse e llogarisim pagën mesatare bruto 65.800, për 8 vite, çdo mësuesi i është grabitur nga Rama 5 milion e 264 mijë lekë.
– Mësuesve nuk iu rishikua norma mësimore dhe nuk iu paguan orët suplemtare nga Rama.
– Mësuesve nuk iu akordua asnjë shpërblim në formë vlerësimi gjatë pandemisë po nga Rama. Në Kosovë morën 400 euro plus.
– Mësuesve nuk iu dha asnjë paketë financiare nga Kryeministri mashtrues, për të përballuar kostot e internetit e pajisjeve smart për mësimin online dhe protokolleve të sigurisë. I blenë të gjitha me pagën e tyre, deri dhe detergjentët për larjet e ambienteve të klasave.
– Mësuesit blejnë sot më shumë letra për hesap të shkollës e më pak ushqime e veshje për hesap të shtëpisë falë Ramës, për shkak të rritjes së çmimeve disa fish.
– Paga reale e mësuesit sot është më e vogël se ajo para 8 viteve, sepse ai blen më pak artikuj dhe me cilësi më të ulur, përsëri falë Ramës, për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
– Mësuesit janë pjesa më e mashtruar dhe e keqpërdorur nga Rama dhe keqqeverisja e tij.
Stop mashtrimeve dhe talljeve me grafik e pa grafik të Ramës & ministreshave të tij

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...