Sondazhi
Ua them unë kush është sondazhi, sepse e kam diskutuar edhe me dikë tjetër. Ky ka qenë një lajm i sponsorizuar nga zyra e Edi Ramës, të cilin e ka nxjerrë në një faqe europiane, që thotë Europe Elects. Thotë ka këto rezultate që thoni ju, që na është rritur PS dhe paska ra, LSI. Po ky institucion për të qenë korrekt ka nxjerrë këtë Piepolin, që punon për Baton Haxhiun dhe Carlo Bolinon e ka nxjerrë LSI-në në 2017 e ka nxjerrë LSI-në me 2%, por ne morën 14 %, e nxirrte me 2 deputetë e ne morëm 19 deputetë. Tani e ka nxjerrë LSI-në e 3%, që do të thotë se do të shkojmë në 34 deputetë, sipas rezultetit të tyre.
Unë do të ju jap një sondazh tjetër, shumë interesant që organizohet në grupe të tilla, por të jeni të bindur është se ajo që është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët, nuk ka të bëjë sondazhdet, sepse sondazhet kanë të bëjnë me orientimin e klasës politike, të cilat duhet të tregojnë se ku janë.
PSh, mua më del 31.6 për qind në një sondazh që e bën një faqe angleze, që ka bërë gjithë në Kosovë, Kroaci, gjithandej. Pra ma nxjerr 31 % dhe ma nxjerr 40 deputetë LSI-në.