Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e quan gënjeshtar kryeministrin Edi Rama teksa thekson se ka dështuar në çdo drejtim. Bardhi publikon një video me premtimet e kryeministrit për rritjen e mirëqenies dhe deklaratat e tregtarëve e qytetarëve për rënien e ekonomisë. Sipas tij, Rama kujdeset vetëm për veten e tij.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim dhe e shkatërroi ekonominë tonë. Kostoja e jetesës po rritet, ashtu si edhe papunësia. Vende pune nuk ka, ndaj të rinjtë tanë po e braktisin vendin. Rama kujdeset vetëm për veten e tij. Ai nuk mban as edhe një prej premtimeve që bën 👇”, shkruan Bardhi