TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Kosovës që mundëson dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Meta e cilëson vendim historik dhe thekson se Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.
Sipas Kreut të Shtetit, Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s
“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.
Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.
Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim. 🇦🇱❤🇽🇰”, deklaron Meta