Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh të fortë nga Berati ku ka vizituar kishën e Shën Spiridhonit me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.
Meta uron që kjo ditë e shenjtë të bekojë përpjekjet për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit, pasi siç thotë ai rrugë tjetër nuk mund të ketë.
“Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.
Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19.
Kjo Ditë e Shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit dhe që patjetër do t’i tejkalojmë me kurajë dhe do t’i fitojmë me sukses.
Rrugë tjetër nuk mund të ketë! 🇦🇱”, shkruan Meta.