Shehu-Ramës: Po qëndrojnë 15 mijë doza të vaksinës Pfizer të destinuara për Shqipërinë në Itali? Pse kjo vonesë?

E mërkurë, 06 Janar 2021 16:15

 

Në ditën e parë të vitit, kryeministri Edi Rama bëri me dije se vendi ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19, por ende dozat e para nuk kanë mbërritur. Për këtë situatë, ish-ministri i Shëndetësisë i PD-së, Tritan Shehu ka disa pyetje. Njëra prej të cilave është se nëse po qëndrojnë 15 mijë doza të vaksinën ”Pfizer” në Itali, kur situata e vaksinimit në Shqipëri është urgjente. ”A janë të dislokuara prej ditëve të fundit të vitit të kaluar në këtë plan në frigoriferet e Institutit Spallanzani të Romës rreth 15 mijë doza vaksinë Pfizer të destinuara për Shqipërinë, në pritje që të tërhiqen e të përdoren në vendin tonë? A mos janë këto dozat e vaksinave, që është deklaruar nga Kryeministri se do të përdoren në fund të Janarit në Tiranë? A është e vërtetë se asistencën logjistike speciale për këto vaksina, por dhe më shumë do ta organizojnë strukturat italiane?”,-shkruan ndër të tjera Shehu në facebook.

Postimi i plotë

 

Transparenca është e domosdoshme. Në një kohë kur Rama&Co po akuzon BE dhe Italinë për “braktisje” të Shqipërisë në planin Covid, dëshiroj të pyes me shpresë të një përgjigje:

-A ka filluar mbështetja e BE nëpërmjet Italisë për procesin e vaksinimit Covid në Shqipëri?

-A janë të dislokuara prej ditëve të fundit të vitit të kaluar në këtë plan në frigoriferet e Institutit Spallanzani të Romës rreth 15 mijë doza vaksinë Pfizer të destinuara për Shqipërinë, në pritje që të tërhiqen e të përdoren në vendin tonë?

-A mos janë këto dozat e vaksinave, që është deklaruar nga Kryeministri se do të përdoren në fund të Janarit në Tirane?

-A është e vërtetë se asistencën logjistike speciale për këto vaksina, por dhe më shumë do ta organizojnë strukturat italiane?

-Nqs po, pse kjo vonese e madhe ne pritje kur ceshtja e vaksinimit eshte urgjence kombetare dhe vendet e tjera shpejtojne per te shkurtuar dhe “oret” e jo me “javet”?

-Ne kete rast a nuk do te ishte me normale te falenderohej BE e Italia per ndihmen e mbeshtetjen ne vend qe te anatemohen?

Une e kuptoj se ketu kemi te bejme me nje sasi shume te vogel (qe jam i bindur se do te zgjerohet), por Rama vete me te tilla sasi po ben rolin e “heroit”. Te gjithe duhet te jemi koshient, por se pari Kryeministri, se vaksinimi Covid i shqiptareve nuk mund te realizohet nepermjet ndihmave apo projekteve te tipit COVAX, ato jane vetem nje plotesim, lehtesim. Baza, pjesa kryesore si ne sigurimin e vaksinave prej reth 5,5 Milion doza te nevojeshme, ashtu dhe per ndertimin e infrastruktures eshte detyre e Qeverise, e cila si dhe Qeverite e tjera, qofte e te Rajonit, duhet te kishte kontraktuar prej kohesh, te miratonte fondet perkatese, e jo te vazhdoje akoma te heshte. Shpresoj se tashti do te dale nga “letargjia”, megjithese dhe pak muaj i kane ngelur ne “zyre”, por sidoqofte ketu cdo “dite” vonese paguhet me “Jete, Shendet e Ekonomi”!

Login to post comments