Ndarja nga jeta e artistit Kujtim Prodani si pasojë e prekjes nga Covid-19, është një humbje e madhe për artin shqiptar. Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta teksa shpreh ngushëllimet tek të afërmit e Prodanit, thotë se sot u shua një artist virtuoz dhe një qytetar model.
Mesazhi i plotë nga Presidenti Ilir Meta
Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani. Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë