Erdogan,kuajt për Ramën,200 mln dollare investime për Serbinë.

E mërkurë, 06 Janar 2021 17:20

 

Edi Rama u prit sot nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Kompleksin Rezidencial në Ankara. Rama dhe Erdogan kanë publikuar pamjet live, ku vihen re kuajt që shoqërojnë eskortën e kryeministrit të Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij në Serbi ne 7 tetor 2019 Erdogan do të deklaronte:'Nga 1 mln dollarë në vitin 2011, inestimet turke në Serbi do të arrinin në 200 mln dollare në vitin 2018 " ,gjithashtu kjo vizitë u shoqërua edhe me nënshkrimin e një kornizë të një marrëveshjeje ushtarake.
Po të shikosh sot deklaratat e Erdogan për vizitën e Ramës atje , përveç një folklori diplomatik të vjetër , vëllai vogël- vëllai madh nuk kishte asgjë të re përveç interesave të vet Erdogan, ku hynte lufta kundër FETO dhe na qenka nënshkruar formimi i një këshilli strategjik për marrdhëniet me Turqinë. Te gjitha këto ishin të pritshme duke pasur parasysh faktin se Rama dhe Erdogan në këto 7 vite te marrëdhënies së tyre personale , Shqiperia nuk është se ka përfituar ndonjë investim të madh se dhe TAP që përfundoi ishte projekt strategjik i qeverisë Berisha.

I gjithë pompozitet i vizitës në kuaj dhe stil otoman na kujtoi dhe njëherë se Erdogan i la Ramës kuajt, por investime strategjike që të kapin në 7 vjet 200 mln dollarë nuk pati.

Modifikuar më E mërkurë, 06 Janar 2021 17:23
Login to post comments