Teatri, 30 Qershori, Kodi Zgjedhor dhe padia e Qeverisë për Metën; Mblidhet sot Gjykata Kushtetuese

E Enjte, 07 Janar 2021 10:34

 

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për herë herë të parë që nga plotësimi i saj, dhe pritet që të diskutohen disa çështje “të nxehta” që janë depozituar nga shoqëria civile dhe politika.

Bëhet me dije se anëtarët e Kushtetueses do të diskutojnë sot për çështjen e kryetarit. Gjithashtu, pjesë e mbledhjes është dhe prishja e Teatrit Kombëtar, zgjedhjet e 30 Qershorit në të cilat opozita nuk mori pjesë dhe Kodi i ri Zgjedhor i depozituar së fundmi nga Murrizi e Patozi.

Sakaq, pjesë e diskutimeve mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë dhe padia e depozituar nga Qeveria për mosdekretimin e dy ministrave, Gent Cakaj dhe Sandër Lleshaj, nga Presidenti Ilir Meta.

Login to post comments