Ismeralda Seidolli, Koordinatore e studentëve, LSI Korçë thotë se pakti për unversitetin është mashtrimi më i madh që u është bërë studentëve.
Në një postim në Facebook, Seidolli shkruan se qeveria nuk i mbështet studentët ekselentë.
Në vijim postimi i plotë në facebook:
Më lejoni, që së bashku ta nisim ditën me një të vërtetë të madhe!
500 e kusur studente të ekselencës u përzgjodhën për të përfituar vend pune, me anë të një kontrate nje vjeçare që shteti ofron, në kuadër të programit të ekselencës, që është rrjedhojë e “Paktit për Universitetin”
Deri këtu çdo gjë duket kaq e rregullt dhe kaq pranë standarteve të arsimit europian, derisa shpallet vendimi që vetëm 100 prej ekselentëve do të punësohen pranë sektorëve që atdheu ka nevojë.
Fare qetësisht pashë me kujdes që profilit tim ekonomik dhe bujqësor njëkohësisht i përshtateshin shumë prej vendeve të lira në Korçë. Aq shumë vende të lira sa gjithsej ishin 5 dhe në raport me numrin e të kualifikuarve nga Universiteti i Korçës, çdo studenti i binte në “kushte normale” të kishte 16.6% shans të fitojë. Ndërsa në kushte “jo normale” ku çdo institucion ka kriteret e tij mbi kualifikimin dhe llojin e diplomës ky shans ulet, përgjysmohet ose zerohet fare.
Më vjen keq që akoma edhe sot ky shtet nuk i ka 500 vende pune për “Ajkën” e kësaj shoqërie.
Është jashtëzakonisht emergjente vendosja e meritokracisë, mbështetja dhe sponsorizimi i më të mirëve. Thelbësore është hartimi i politikave të posaçme për rritjen e ekonomisë dhe hapjes së vëndeve të reja të punës.
Rinia dhe fuqizimi i bërthamës së shoqërisë tonë, mendoj është çelsi për të dalë nga kjo krizë morale dhe ekonomike.
Le të punojmë që këtë pranverë, pas datës 25 Prill, Shqipëria të jetë e të rinjve dhe të rejave