Nuk kanë kaluar shumë , për përmasen e lirisë 30 vjet nuk janë shumë. Ju kujtohen sheshet e Shqipërisë ,ju kujtohet sheshi i qytetit studenti, ju kujtohet vizita e Sekretarit të Shtetit James Baker në Tiranë , ju kujtohen mijëra e mijëra djem e vajza të rinj me dy gishtat lartë, me sytë që i shkëlqenin nga shpresa tek e ardhmja , me sytë që ju shkëlqenin nga zjarri i lirisë ?!
Nuk kanë kaluar shumë , vetëm 30 vjet, ku përpjekjet tona ishin titanike , të jashtëzakonshme të një populli të vuajtur nën diktaturën më të egër pas asaj Staliniane.
Në këto 30 vite çdo qeveri bëri perpjekjet e saj sigurisht në përputhje me filozofinë e vet të përafrimit drejt vlerave perëndimore euro-atlantike , por nuk mohohet në mënyrë të padiskutueshme suksesi i qeverisë Berisha 2005-2013 ,me anëtarësimin e Shqipërisë e Nato, pavarësinë e Kosovës, lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa viza .
Ky trekëndësh nuk është rastësi .
Në politikë dhe në marredhëniet diplomatike e gjeo-strategjike nuk ka rastësi, ky trekëndësh do të thotë ecje e sigurtë jo vetëm e Shqipërisë por e kombit shqiptar drejt shtëpisë , drejt kontinentit mëmë Europës.
Tamtamet Rilindjes ,papagallit e saj mundohen të lartësojnë mikun e Vuçic e të Erdoganit dhe harrojnë që shqiptarët edhe sot e ksaj ditë iu kujtohet shumë mirë sesi rrinin dyerve të ambasadave, oborreve të tyre në shi në të ftohtë , në vapë përvëluese vetëm e vetëm për atë aromë lirie dhe atë oksigjen që të jep perëndimi.
Por Europën e mohuan sërisht bijtë e Bllokut. Në këto momente që shkruajmë këto rreshta kemi një diktatoruc të një qeverie narko- trafiku që shëtit hapësirave të Anadollit dhe kërkon t'ua errësojë pamjen shqiptarëve drejt Europës me rërën që vjen si e tërbuar nga Lindja .
Por siç çdo gjë e mbrapsht e pagatuar mirë dhe e shprishur , skadence të shpejtë , kështu edhe Rilindja e Ramës në hapat e fundit po përmbush misionin e largimit nga Europa dhe mjafton te kujtojmë këtu deklaratat e zyrtarëve të lartë europiane:
- Ministri Michael Roth i Gjermanisë konfirmoi se Shqipëria “nuk e ka kaluar urën”: Për negociatat duhet të luftoni me forcë krimin e organizuar.
-Olivier Varhelyi do të shprehej se nevojitet me shumë punë si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu nevojitet më shumë punë në respektimin e lirive themelore” deklaroi Varhelyi.
Eurodeputeti David Legal në një nga fjalët e tij, u shpreh se Shqipëria duhet që të bëjë më shumë punë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Këto janë këmbana që bien për këtë qeveri , por nuk janë të mira edhe për në shqiptarët . Largimin i Europës e kemi parë dhe përjetuar njëherë. Largimi Europës për Shqipërinë dhe faktorin shqiptar në Ballkan është një tragjedi . Europa na është mohuar në këto shtatë vite nga Rama dhe Rilindja.
Hapjen e negociatave kryetari i ketij sekti e ka kthyer në një shaka të keqe politike e diplomatike.
Europa na është mohuar nga Rilindja e Ramës por sikundër babai i tij shpirtëror me gjithë dhunën, pushkatimet, torturat, tmerrin e 50 viteve, nuk e shuajti dot vokacionin perëndimor të këtij populli.
Europa na është mohuar nga Rilindja e Ramës , është në dorën tonë t'a fitojmë atë sërisht .
/55news.al