Kryemadhi: Elona Guri kapacitet njerëzor dhe politik, Rama e ka frikë, u tërhoq nga Durrësi kur u emërua koordinatore politike

E Enjte, 07 Janar 2021 21:42

 

Duke komentuar videon midis kryeministrit Edi Rama dhe Lefter Kokës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se njeriu që është deleguar në Durrës pas Nasip Naços është Elona Guri. Ajo tha se Guri është një kapacitet njerëzor dhe politik por dhe një organizatore shumë e mirë. Ditën që u zyrtarizua Rama deklaroi se do të shkonte në Vlorë dhe jo në Durrës pasi ka frikë nga ajo.

Po ta shikosh për sa i përket përfitimit, është partia e Lefterit dhe Nasipit, njerëz që vijnë nga hiçi politik dhe pastaj bëhen ministra, pastaj ikin në muajt e fundit nga LSI te PS-ja sepse ka vendosur LSI-ja t’i zëvendësojë me Elona Gurin. Ky ishte pretendimi i zotit Koka...

E para mos e përmendni emrin e Elona Gurit në narrativë, sikur Elona Guri është një njeri i thjeshtë. Elona Guri është nënë e dy fëmijëve, është me shkollë të lartë. Ka kapacitet organizativ.

Për mua duhet të ishte në Parlament shumë kohë më parë...

Unë po t’i futem pazareve të atyre që duan të merren me politikë, Gjykata e Hagës nuk do të kishte më vend për këta kundër krimeve të njerëzimit. Ajo që dua të theksoj është që me delegimin e zonjës Guri në Durrës, LSI-ja vetëm 3 javët e para të shtatorit, nga një strukturë që më parë drejtohej nga zotëria, vajti 26%. Dhe faktikisht ditën që u diplomua zonja Guri, zoti Rama doli dhe përgënjeshtroi mesazhin e tij, që unë nuk do të kandidoj në Durrës, por në Vlorë.
Ditën që Elona Guri është bërë koordinatore politike e qarkut të Durrësit, Edi Rama ka thënë nuk kandidoj në Durrës. Ajo është grua dinamit. Është e vërtetë dhe reale, verifikojeni. Shikojeni intervistën në gusht të Edi Ramës.

Login to post comments