Projekti pilot për votimin elektronik/ LSI në një mendje me PD, kërkon implementim në Bashkitë Korçë dhe Fier

Premte, 08 Janar 2021 10:11

 

Pas PD dhe PS, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë propozimin e saj në KQZ për projektin pilot, që do të përfshijë një votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Ashtu si Partia Demokratike, edhe LSI propozon që ky projekt pilot të realizohet në bashkitë e Korçës dhe Fierit. Dy partitë opozitare, PD dhe LSI bien dakord me PS vetëm për njërën bashki, atë të Korçës, pasi mazhoranca propozoi si të dytë Bashkinë e Tiranës.
Këto janë vetëm propozime nga palët politike pasi në fund KQZ do të vendosë se cilat do jenë dy qarqet apo Bashkitë ku do implementohet teknologjia në zgjedhje.

Login to post comments