“Kryeministri ka dalë xhiro për të kërkuar azil”/ Monika Kryemadhi: Në vend që të jetë në krye të detyrës, Rama…

Premte, 08 Janar 2021 11:39

 


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar vizitën e Ramës në Turqi dhe Greqi, duke thënë se ai po kërkon azil për të ikur.

Gjatë bashkëbisedimit që pati me banorë të njësisë 8 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se, ndërkohë që vendi është duke u përmbytur për shkak të shirave, Rama udhëton nëpër botë.

“Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat, ku e kemi kryeministrin? Kryeministri ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. Në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje dhe biznese që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Pandemia në një anë, që ka shkatërruar, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve, në një anë tjetër kemi nj izolim total të Shqipërisë. Varfëria çdo ditë e më shumë ndikon dhe bëhet prezente në tryezat e shqiptarëve”, tha Monika Kryemadhi.

“Politika nuk duhet të fusë hundët”/ Kryemadhi: Ligjin për arsimin e lartë nuk do e shkruajë as unë dhe Basha, por…

Sa i takon ligjit për arsimin e lartë, ajo tha se kur të vijnë në pushtet këtë ligj nuk do ta shkruajë as Monika Kryemadhi dhe as Basha, por universitetet. Kryemadhi tha se politika nuk duhet të fusë hundët në arsim. Universitetet tha Kryemadhi duhet të kenë autonomi financiare.

“Për ligjin e Arsimit të Lartë faktikisht ne si LSI, edhe Floida, Kejdi edhe Klevi, që janë angazhuar jashtëzakonisht shumë, apo edhe profesor Shezo edhe Nora Malaj që kanë qenë pjesë e Komisionit, ne jo vetëm suportojmë ligjin, se suportojmë grupet e interesit. Ligjin e Arsimit të Lartë nuk e shkruan as Monika Kryemadhi, nuk e shkruan as Lulzim Basha , asnjë parti politike.

Ligjin e Arsimit të Lartë do ta shkruajmë universitetet publike. Bashkë me universitetet private, ku lokomotivë është universiteti publik dhe grupet e studentëve të cilët janë pjesë e kësaj. Për Monikën, për LSI-në, apo për gjithë këta të rinj, ligji i Arsimit të Lartë ka rëndësi nëse diplomat e universiteteve tona janë konkurruese në Europë dhe në tregun e punës. Dhe përveç kësaj që me këtë rini energjike, entuziaste ne të mund të prodhojmë standarde të studentëve tanë, që e kanë treguar kudo sepse kanë qenë elita të universiteteve të tjera.

Nëse politika do vazhdojë të fusë hundët, dhe të mendojë se mund të bëjmë politikë atëherë bëjmë gabimin më të madh. Universitetet jo vetëm kanë autonomi financiare, por janë ta pavarura politikisht dhe nuk duhet të kenë ndikim politik”, u shpreh kryetarja e LSI-së

Login to post comments