Kryemadhi në krah të profesor Bares: Ligjin për arsimin e lartë do e shkruajnë universitetet

Premte, 08 Janar 2021 13:12

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në njësinë bashkiake nr.8 në Tiranë.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe profesor Petrit Bare, Kryemadhi komentoi edhe ligjin për arsimin e lartë, ndërsa u shpreh se atë nuk do e shkruajë as Monika Kryemadhi, as Basha por universitetet.

 

‘Për ligjin e Arsimit të Lartë faktikisht ne si LSI, edhe Floida, Kejdi edhe Klevi, që janë angazhuar jashtëzakonisht shumë, apo edhe profesor Shezo edhe Nora Malaj që kanë qenë pjesë e Komisionit, ne jo vetëm suportojmë ligjin, se suportojmë grupet e interesit.

 

Ligjin e Arsimit të Lartë nuk e shkruan as Monika Kryemadhi, nuk e shkruan as Lulzim Basha, asnjë parti politike. Ligjin e Arsimit të Lartë do ta shkruajmë universitetet publike. Bashkë me universitetet private, ku lokomotivë është universiteti publik dhe grupet e studentëve të cilët janë pjesë e kësaj.

 

Për Monikën, për LSI-në, apo për gjithë këta të rinj, ligji i Arsimit të Lartë ka rëndësi nëse diplomat e universiteteve tona janë konkurruese në Europë dhe në tregun e punës. Dhe përveç kësaj që me këtë rini energjike, entuziaste ne të mund të prodhojmë standarde të studentëve tanë, që e kanë treguar kudo sepse kanë qenë elita të universiteteve të tjera.

Nëse politika do vazhdojë të fusë hundët, dhe të men dojë se mund të bëjmë politikë atëherë bëjmë gabimin më të madh. Universitetet jo vetëm kanë autonomi financiare, por janë ta pavarura politikisht dhe nuk duhet të kenë ndikim politik’, tha Kryemadhi gjatë takimit

Login to post comments