Gazetari Agron Gjekmarkaj ka komentuar në emisionin “Zonë e Lirë” kalimin e ish-ministrit Nasip Naço në radhët e Partisë Socialiste. Gjekmarkaj tha se nga ofertat që Edi Rama i ka bërë në video Naços duket se Edi Rama do ta përdorë Nasip Naçon si të tjerët që ka marrë. “Ne na mungon fytyra e Nasipit, nuk e dimë në ka qarë, është gëzuar kur ka parë atë video… Po merr ministrat që ai ka akuzuar vet për korrupsion, etj. Një opsion është kur e blen me para, e dyta kur e blen me influencë, me emërime, me jetëgjatësi. Shumë njerëz i ka përdorur si prezervativë dhe i ka hedhur, më falni për shprehje. Premtimi i tretë është ‘do të hysh në histori Nasip’, këtë nuk e ha”,– deklaroi Gjekmarkaj.