Kryemadhi: Ka një depresion social te shqiptarët. Do t’i kthejmë të larguarit jashtë vendit

Saturday, 09 Janar 2021 09:29

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka nisur ditën e sotme me një takim me banorët e njësisë numër 3 në kryeqytet. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kryemadhi pohoi se jeta në vendin tonë është bërë e vështirë, ndërsa theksoi se ka një depresion social tek shqiptarët.

Mes të tjerash ajo tha se qytetarët po futen në listat e zezë të bankave, pasi nuk harrijnë dot të shëlyejnë detyrimet e tyre.

 

“Ne patëm dje takime dhe një nga gjërat që po diskutonim me ta, janë problematikat, duke qenë se më shumë në jetën e përditshme jemi me të rinj dhe të reja, kemi pasur si problem mungesën e hapësirave të punësimit. Te Njësia 8 ishim me profesor Petrit Baren, i cili po thoshte që gjithë infermierët kanë ikur dhe nuk gjejmë dot një infermiere të kualifikuar, nuk gjejmë dot një student të mjekësisë ku janë e ku s’janë që të jenë pjesë e stafit mjekësor. Nga ana tjetër është dhe kjo çështja tjetër që thatë ju e ilaçeve e të tjera. Por një nga problemet që e ndjekim çdo ditë ne, që është pjesë e jetës së përditshme është që hapësirat janë të pamundura. Edhe kur vjen puna që kur një njeri sëmuret, e ka të pamundur financiarisht për t’u përballur me sëmundjen. Pra nuk është më një shëndetësi falas, por është një shëndetësi shumë e shtrenjtë. Ndërkohë që mundësitë për t’u punësuar janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë kthyer në minus, për shkak sepse bizneset për shkak të pandemisë dhe shumë gjërave të tjera janë mbyllur dhe hapësirat janë shumë të vogla. Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse pandemia, edhe pse lockdowni që bëri qeveria pa asnjë lloj kriteri, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente, pra që njerëzit nuk e kanë ndjerë atë. Kështu që në çdo qelizë të familjes shqiptare ka jo vetëm dëm ekonomik, por edhe depresion social.”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se njërëzit duan të shikojnë mundësinë dhe shpresën.

“Gjëja e parë që njerëzit duan të shikojnë është cila është shpresa, cila është mundësia. E vetmja pikë e fundit sot që ka ngelur, është mundësia për ta ndryshuar atë gjë. Dhe unë jam e bindur që mundësi dhe shanse ka, mjafton të kesh dëshirën e mirë për t’i bërë gjërat. Ashtu sikurse nis një biznes, që gjithmonë e nis me vështirësi. Ashtu edhe nga ana tjetër pushteti të ofron lehtësira dhe infrastrukturën ta bën komode, kjo është pozitive. Por kur shteti të krijon bllokim nga ana tjetër kjo është e pamundur. Po të njëjtën gjë ndjejmë edhe me studentët, që me të vërtetë universiteti është online, por sa produktivë do jenë studentët kur të dalin nga bankat e shkollës, nga kjo gjë. Ja ku kemi edhe punonjësen e bankës, e shikojmë që çdo ditë e më shumë kreditë po kthehen në kredi të këqija, sepse njerëzit nuk kanë mundësi për t’i paguar dhe fillojnë dhe vendosen në listën e zezë të bankave për t’u ndihmuar dhe për ta rikuperuar. Megjithatë po të vazhdojmë të përmendim gjithë këtë negativitet që e ka rrethuar jetën shoqërore të Shqipërisë, unë jam e bindur që do të jetë një energji negative.
Unë dua të shikoj anën tjetër të medaljes, nuk dua të shikoj anën e keqe. Dua të shikoj anën pozitive të dëshirës së mirë që kanë njerëzit për t’u angazhuar, por edhe për ta zgjeruar rrethin shoqëror të bashkëpunimit. Unë them që 106 ditë janë, nuk ka për të ikur asnjë. Do t’i kthejmë edhe ata që kanë ikur. Dje e thamë dhe atë që ne kemi diskutuar për ligjin e Arsimit të Lartë, ju si e mendoni? Sepse dje ishim me disa profesorë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe po diskutonim që ligji i Arsimit të Lartë ka qenë një nga pikat kyçe të debateve midis universitetit dhe qeverisë vetë. Ajo që thamë ne është që ligjin duhet ta shkruajnë dhe ta vendosin vetë universitetet publike, në bashkëpunim me ato private, por publiket janë lokomotiva. Shumë shpejt jemi gati të mbyllim një marrëveshje le ta quajmë, midis strukturave tona, por edhe për vetë LSI-në është e panegociueshme si pikë ligji i Arsimit të Lartë. Ne duam ta depolitizojmë. Politika duhet t’i shërbejë, duhet të jetë një urë kalimi e universiteteve tona drejt një standardizimi dhe konsolidimi, apo edhe rritjes së autoritetit të universiteteve.”, pohoi kryetarja e LSI-se.

Login to post comments