Përmbytje në Shkodër: situatë kritike, Oboti i bllokuar, qindra ha nën ujë - raporti i fundit nga bashkia

Saturday, 09 Janar 2021 10:52

 

Situata e përmbytjes në Shkodër vazhdon të jetë problematike mëngjesin e së shtunës. Deri në orën 8:00, Bashkia njoftoi se të dhënat tregojnë se niveli i ujit po shkon afër pikës kritike.

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, datë 09.01.2021, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.00, shënon kuotën 6.18 m. (Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon 8.36 m. (Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.90 m. (Kuota max 7.50 m)

 

Bashkia Shkodër

 

Sipërfaqe totale e përmbytur 1585 Ha
Tokë e pakultivuar 490 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 998 Ha
Grurë 55 Ha
Bimë dekorative 40 Ha
Pemtore 2 Ha

Nj.A. Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm
Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Tokë e pakultivuar 200 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 628 Ha
Grurë 20 Ha
Pemtore 2 Ha

Shkodra sot.
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç, Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Pentar), nga të cilat
Tokë e pakultivuar 245 ha
Foragjere të dyta, jonxhe 290 ha
Bimë dekorative 40 ha
Grurë 35 ha
Në Nj.A. Dajç është rikthyer energjia elektrike.
UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 ha, kryesisht në fshatrat Ças, Reç (këneta Reçit), Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 ha
Foragjere të dyta, jonxhë 20 ha
.Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A. Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes) e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 ha
Foragjere të dyta, jonxhe 70 ha
Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A .Rrethina
Vazhdon gërrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç

Login to post comments