Tritan Shehu/Rama, qe ne tete vite shkaterroi nje Sistem Shendetesor, ka dale sot qe ne tete jave te ndertoje nje spital!!

Saturday, 09 Janar 2021 16:46

Rama, qe ne tete vite shkaterroi nje Sistem Shendetesor, ka dale sot qe ne tete jave te ndertoje nje spital!!
Nje parodi sot, Kryeministri ben nje «xhiro» e merr vendimet per ndertimin e nje spitali, pa asnje studim paraprak, pa asnje specialist ne krah...vetem vete, mjafton ai!
Me kujtuan pamjet e sotme ne Fier, ate kohe kur ai «qofte largu» po ne Fier caktonte rezervat e naftes, ku duhej kerkuar, shpuar, gjetur dhe kur gjente vetem uje...pushkatonte ata qe as i kishte pyetur.
Pa dyshim Rama nuk do kete kohe te «pushkatoje» ndokend se 25 Prilli erdhi!
Dhe Kryeministri i sotem, nen terrorin e etheve elektorale, nen peshen e deshtimeve ta pa fund, mbasi nen genjeshtren «Shendetesi Falas» e ktheu ate sistem ne nje te tille, ku per qytetarin ka vetem nje dileme «ose paguaj ose vdis», sot ben rolin e «poliedrikut» edhe per ndertimin e nje spitali.
Ne fakt duke dale krejt i vetem, folur e vendosur vetem ai, tregon qe ai eshte shume larg nga te kuptuarit se cdo te thote Spital, ndertimi e funksionimi i tij, se cfarte studime semundeshmerie, demografike, nivelesh teknike, vizibiliteti, didaktike, shkencore etj ne kuadrin e nje sistemi shendetesor, pa folur per ato urbanistike, ingjinierike etj, duhen perpara se te filloje ndertimi i nje spitali te dobishem, ndryshe gjithecka perfundon ne asgje.
Prandaj desheroj tu them dhe partnereve tane te nderuar, duke i falenderuar per gadishmerine e per ndihmen qe duan te na japin:
—Mos u bazoni te «projekteti», idete, ne fakt improvizimet e nje kryeministri qe vecse shkaterroi sistemin tone shendetesor, vecanerisht tashti ne ikje e panik nga vota e shqiptareve, qe sot perpiqet te kapet si i mbyturi mbas flokeve.
Ju keni nje eksperience gjigande ne ndertimet e funksionimet spitalore, keni specialiste te shkelqyer te tille ne vendin tuaj, mjafton te pyesni ata per egzigjencat, ritmet e nje spitali....dhe do te me ipni te drejte, pikerisht per te mos u keq perdorur mbeshtetja juaj e per tu sherbyer realisht shqiptareve!

Login to post comments