Videoskandali i Dubait, ku kupola qeverisëse shihet duke darkuar në një prej restoranteve më të shtrenjta në planet, ndërsa vendi është zhytur në ujë dhe mjerim, ka shkaktuar shumë zemërim.
Qeveria thotë se zyrtarët po ‘luftonin’ me mish e shpirt që të sillnin investime të huaja në Shqipëri.
Eksperti Pano Soko thotë se darka na ka kushtuar dhjetëra miliona euro.
“Që mos ngatërrohemi - Ushqimi i darkës ka kushtuar nja 4 mijë Euro, darka vetë ka kushtuar disa dhjetra milionë Euro.
Kostoja e darkës nuk është kostoja e ushqimit, është kostoja e atyre që janë folur aty, që është rënë dakord aty.
Dhe sa më e madhe pordha, aq më e lartë kostoja.
Por të jeni të sigurtë për një gjë, dhe ushqimin dhe darkën i ke paguar ti. S'i ka paguar as Samiri, as Tigri, as Fuga, i ke paguar ti..
I ke paguar ti, o të raftë damllaja...” shkruan ai.