Paloka: Kjo qeveri ka ministra që paguajnë 700 euro natën në hotel, po ka dhe ministra që paguajnë 700 dollarë një pjatë

Diel, 10 Janar 2021 17:30

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka lëshuar akuza për luksin e jetesës së qeveritarëve duke marrë shkas nga video ku ministrat dhe vartësit e Ramës darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjtë në botë. Paloka kujton dhomën 700 euro që paguante Etilda Gjonaj, ndërkohë që shpenzimet janë rritur dhe tashmë me 700 euro paguhet vetëm një pjatë sipas tij.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Kjo qeveri ka ministra si Etilda që paguajnë 700 euro natën në hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollarë një pjatë.

Ka ministra që vetëm xhupi ju kushton 3 mijë euro po ka dhe ministra si Balluku që mbajnë varëse 10 mijë dollarë në qafë..

E imagjinoni që këta mbledhin vetëm grimcat e vjedhjeve që lë lubia ne krye të qeverisë. Ai që merr charterin 100 mijë euro për të bërë foto me Cristiano Ronaldon apo për tu zdërhallur nëpër botë herë për të hapur ekspozitat e tij , herë për të parë ndeshje të NBA e herë tjetër ( si rastin e fundit) thjesht për shooping ne Fifth Avenue të Neë York-ut. Të gjitha këto mundesisht në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët, kur njerzit janë nën rrënojat e termetit apo nën ujin që i ka përmbytur. Pandemia qëndron në sfond!

Login to post comments