“Sipas teorisë së Ramës i bie të formalizojmë lopën”/ Kryemadhi në takim me Voltana Ademin: Shteti duhet të dalë për zot dhe të sigurojë…

Tuesday, 12 Janar 2021 12:18


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ku kanë diskutuar për situatën e krijuar pas përmbytjeve.

Sipas Kryemadhit, shteti duhet të sigurojë pronën dhe produktet e fermerëve. Sipas saj kjo është e realizueshme dhe pa kosto.

Kryemadhi: Ne nganjëherë ne futemi në logjikën kush është i formalizuar. Ne ishim tek shtëpia e zonjës, asaj i kishte hyrë uji në kavaletën e barit, me çfarë do ta ushqejë lopën dhe sipas terisë së Edi Ramës i bie që të formalizojnë lopën. Kjo është. Normalisht duhet ti dalim për zot. Ne nuk i lemë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë nëse nuk paguajnë dritat.

Ademi: Sigurim i produkteve bujqësore dhe i punës së realizuar nga të gjithë blegtorët dhe fermerët

Kryemadhi: Dhe ndoshta duhet të angazhohemi të gjithë për këtë. Kjo është e realizueshme dhe kostot janë zero.

Ademi: Kjo është ndërhyrja e parë ligjore që duhet. Shteti duhet të marrë përsipër riskun. Dëmi më i madh që është shkaktuar është në tokat bujqësorë

Login to post comments