Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një deklaratë të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi sipas të cilit daton 4 vite më parë kur vetë drejtuesi lokal thoshte se do të ndërtohej shumë shpejt spitali i Fierit bashkë me një Universitet të Mjekësisë.
Tashmë 4 vite më vonë Spitali i Fierit do të ndërtohet nga Turqia për 3 muaj, dhe Vasili i shtron pyetjen Ramës se çfarë interesi i fshehtë e pengoi që të fillonte ndërtimin vetë 4 vite më parë.
Madje Vasili e pyet Ramën edhe nëse a do të ndërtohet një Universitet i Mjekësisë në Fier, siç ka premtuar Subashi atëhere.
STATUSI NGA PETRIT VASILI
Genjeshtrat e Rames se do bente ne Fier nje nga spitalet me te medha ne Ballkan bile do te bente edhe Universitet Mjeksie ne Fier!(VIDEO).
Kater vjet me pare Kryetari i Bashkise Fier Subashi deklaronte publikisht se ne Fier do te ndertohej nje nga Spitalet me te medhenj ne Ballkan, qe sipas premtimit te Edi Rames fillonte ndertimi shume shpejt.
Subashi konfirmon qe do te ndertohej edhe Universitet Mjeksie ne Fier.
Tani po ky Ramë del e na flet per nje spital elektoral, qe do ta bejne turqit per tre muaj.
Na thote edhe qe spitalin publik Fier do ta administrojne turqit.
1.Po premtimi qe i kishte dhene Rama Subashit disa vjet me pare se spitali i Fierit do fillonte shume shpejt ku vajti.
2.Cili interes i fshehte e pengoi Ramen, qe nuk e filloi ndertimin e Spitalit te Fierit kater vjet me pare, pasi kishte paguar edhe mijra euro nga buxheti i Ministrise se Shendetesise per projektin e spitalit Atelier 4 per ta bere?
3.A do te jete spitali elektoral turk i Fierit nje nga me medhenjte e Ballkanit, sic ka deklaruar Kryetari i Bashkise Fier Subashi?
4.Po Universiteti i Mjeksise ne Fier do te ngrihet?
Ne se ka nje gram turp Edi Rama duhet tu pergjigjet ketyre pyetjeve.
Ne rast se nuk pergjigjet thjesht do ti shtoje nje argument me shume faktit se eshte nje ordiner aksidental ne karrigen e kryeministrit