“I habitur nga reagimi i Ramës për BE”, Kryemadhi pas deklaratës së Sorecës: Kryeministri dhe qeveria s’kanë një plan vaksinimi

Tuesday, 12 Janar 2021 21:45

 

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca në lidhje me faktin se Shqipëria sipas tij nuk kishte një plan vaksinimi.

Nga Shkodra, Kryemadhi deklaroi se kjo gjë është shumë e rëndësishme.

 

“Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme.”, tha Kryemadhi.

Login to post comments