“Kemi diskutuar shumë nëse duhet të pranojmë një mandat deputeti”/ Agron Duka zbulon detaje nga marrëveshja me Bashën për zgjedhjet e 25 prillit

E mërkurë, 13 Janar 2021 21:58

 

 

Duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” Duka konfirmoi se do të hyjë në listat e PD në këto zgjedhje, ku PAA merr një mandat deputeti. Ai deklaroi “se kemi diskutuar shumë brenda PAA nëse duhet të pranojmë që të kemi vetëm një vend deputeti në lista”.

Duke folur për listat e kandiatëve për deputetë që i konsideroi të mbyllura, Duka tha: “Nëse nuk do të ishin të mbyllura pse bëhet gjithë ky sherr? Na dhanë një, na dhanë dy. Prandaj bëhet, pasi nëse je jashtë listët fituese sa është mesatarja, rreth 10 mijë vota më duket, që nuk ka asnjë mundësi për t’i marrë, parashikoj që në të gjithë Shqipërinë kjo të ndodhi në një apo dy raste. Dhe nëse ndodh në këto raste, për mua nuk ka ndryshuar asgjë, gjykoj që ka për të qenë shumë e vështirë”, tha Duka.

“Nëse unë dal vet me stemën e PPA ndoshta mund të mbledh 10 mijë vota, sepse mënyrën për t’i vjel këto vota e kam më të thjeshtë, se sa duke qenë veç një emër në listën e përbashkët, që është listë koalicioni. Por në një farë mënyrë fshihet sigla e partisë. Nuk e dimë akoma se si do dal, me emra apo sigël partie, apo me numër.

Të gjitha këto na fusin në një qorrsokak. Dhe me një vendim shumë të vështirë për të marrë për partitë e vogla. Ju e dini që ky kod u bë pikërisht këtyre partive të vogla. Të më pyesësh mua absolutisht që do të kishim dëshirë që të kandidonim me siglën e PAA, por në këtë mënyrë pa komisionerë, pa numërues, me një numër kaq të madh votash për të nxjerrë një deputet është pothuajse e pamundur, ose shumë-shumë e vështirë. Prandaj ne morëm këtë vendim”, vijoi ai.

Login to post comments