Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja teksa ka bërë një bilanc të situatës së shpopullimit të vendit, deklaroi se në vitin 2015 ishte dhe kulmi i largimeve të shqiptarëve jashtë vendit. Gjatë fjalës së saj në një videokonferencë të organizuar nga presidenti Ilir Meta për fenomenin e shpopullimit, Nurja tha se Shqipëria ka lënë pas dhe vendet si Siria apo Iraku, për kërkesat për azil ekonomik në BE.
Ajo renditi, duke përshirë periudhat kohore, edhe arsyet e emigracionit të shqiptarëve. Ndër të tjera Nurja evidentoi edhe një problematikë, atë të rasteve në rritje të refuzimeve të hyrjes në vendet e BE-së të shqiptarëve që thyejnë afatet 3-mujore të Shengenit.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
“Shqipëria është akoma një vend në tranzicion, qoftë nga zhvillimi ekonomik dhe politik. E ndaj lëvizjet demografike janë më të mëdha. Prandaj është bërë kërkesë që të bëhen studime më tepër. Në vitet 90 deri në 2000 arsyet kryesore të emigrimit ka qenë ndryshimi i sistemit. Shqipëria kaloi nga një vend komunist në një vend të hapur, drejt një jete më të mirë. Vitet 2000-2010 është parë që arsyet kryesore të emigrimit kanë qenë bashkimet familjare. Në 10-vjeçarin e fundit për arsye të ndryshimeve pozitive sociale, pritej një ulje e emigracionit, por realisht ndodhi e kundërta. Nëse do kalojmë në çfarë ka ndodhur, jam bazuar në të dhënat e EUROSTAT që tregon lëvizjen e shqiptarëve drejt vendeve të BE. Këto shifra nuk janë vlerësime, por janë njerëz që kanë lëvizur me pasaportë dhe kanë kërkuar azil ekonomik. Po të shohim shifrat vitet 2010-2011 kanë qenë shifra minimaliste dhe më pas janë rritur shifrat e personave që kërkojnë azil ekonomik. Nga 2014 kemi një rritje të numrit, sidomos kulmi arriti në 2015. Kemi 65 mijë persona që kanë kërkuar azil ekonomik. Pjesa më e madhe që kërkojnë azil janë 25-vjeç deri në 34 vjeç, mosha më e aftë për punë. Të dhënat e tjera shqetësuese janë se ka dhe persona që kanë hyrë në vendet e BE dhe nuk kanë ikur prej andej dhe punojnë ilegalisht, pasi nuk kërkojnë azil ekonomik. Si pasojë e këtyre lëvizjeve të parregullta, shqiptarët kanë nisur të kenë një refuzim që të hyjnë në vendet e BE, po humbasin mundësinë e lëvizjes së lirë. Shqiptarët si pasojë e këtij keqmenaxhimi po i refuzohet e drejta për të lëvizur lirisht drejt vendeve të BE-së. Shpesh herë thuhet se kjo është gjë normale edhe për shtetet e tjera, por jo kjo nuk është e vërtetë. Shqipëria ndodhet në vendin e parë, ka kaluar dhe Sirinë dhe Irakun, të njerëzve që kërkojnë azil ekonomik. Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilantëve për popullsi.”, tha Nurja.