Kryetari i LSI,dega Korçë,në një deklaratë,shprehet se qytetarët e Korçës po përballen sot me drejtues të paaftë të institucioneve publike.
POSTIMI I PLOTE :
"Qytetarët e Korçës po përballen sot me drejtues të paaftë të institucioneve publike.
Rilindja në Korçë ka emeruar drejtor të paaftë, të papërgjegjshëm të cilët nuk kanë lidhje me shërbimin qytetar.
Rilindja në Korçë institucionet publike i ka vënë në shërbimin personal të individëve.
Ilir Bajlos, është shëmbulli më tipik i një drejtuesi të papërgjegjshëm që pozicionin e tij publik e ka në funksion të interesave personale.
Ushtar qesharak i Niko Peleshit dhe person me bilance të errëta.
Me 25 Prill çlirojmë Korçën dhe do të kthejmë çdo instuticion publik në funksion të qytetarëve.
Me 25 Prill Korça do të jetë e të rinjve.
Me 25 Prill LSI do të krijojë shanse dhe mundësi për të gjithë për të bërë Korçën shtëpinë tonë." - shprehet ai.