Meta mesazh forcave politike: Promovoni sa më shumë figura të reja e të pastra që nuk i shmangen debatit

Hënë, 18 Janar 2021 16:54

 

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë publikisht largimet e disa figurave nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si Nasip Naço, apo Gledion Rehovica.

Nga Vlora, Kreu i Shtetit iu drejtua të gjitha forcave politike, duke iu kërkuar të promovojnë figura të reja, që nuk i fshihen kamerave e debateve, si dhe që janë të pastra dhe pa probleme me dekriminalizimin. “Unë jam këtu për të qenë transparent para banorëve të Orikumit e Vlorës, por edhe të gjithë shqiptarëve. Jam i sigurt që zgjidhja më e mirë do të jetë 25 prilli. Më vjen shumë keq të merrem me çështje që nuk më takojnë aspak mua. Kam një sugjerim për të gjitha partitë, që të promovojnë figura të reja, të pakonsumuara, në Vlorë e gjithë Shqipërinë. Ja ku janë bashkëpunëtorët e mi. Ju thashë që të gjithë forcat politike të promovojnë figura të reja, që luftojnë për interesin publik, që nuk i fshihen kamerave, debateve, dhe figurave të pastra, pa probleme me dekriminalizimit. Ka pas LSI figura me probleme me dekriminalizimin dhe ka bërë shumë që s’i ka mbrojtur. E dini shume mire ju dhe rastin e Vlores, qe eshte pastruar dhe që tashme dihet se ku ka vajtur”, tha Presidenti Meta

Modifikuar më Hënë, 18 Janar 2021 17:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...