Ndalimi i kandidimit nga KQZ/ Kurti i bindur: Kemi dorëzuar listën, unë e kryesoj

E Enjte, 21 Janar 2021 10:08

 

 

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti është shprehur i bindur se do të kandidojë në zgjedhje pasi LVV tashmë e ka dorëzuar listën e 14 shkurtit.

Kurti deklaroi se ai respektin me përpikmëri Kushtetitën dhe ligjet, teksa theksoi se ato mbrojnë të drejtat e të gjithëve dhe secili.

 

Ai i kërkon institucioneve të bëjën ‘update’, për rrethanat e reja që është Kosova në prag të zgjedhjeve. Gjithsesi ai siguroi se ai është kryesuesi i listë së LVV.

 

‘’Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të apdejtohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...