Panariti: Ja pse do zgjidhja vaksinën “Pfizer” dhe jo vaksinat e tjera për t’u mbrojtur nga Covid – 19

E Enjte, 21 Janar 2021 13:04

 

Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti shpjegon përfitimet që vijnë nga vaksinat anti-Covid të prodhuara nga kompania “Pfizer” në krahasim me ato të prodhuara nga kompanitë e tjera.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se arsyeja e parë dhe më thelbësore se pse ai do të zgjidhte vaksinën Pfizer (teknologji e shekullit 21) dhe jo vaksinat e tjera për t’u mbrojtur nga covid – 19, është fakti se ajo është vaksinë neutralizuese e jo bllokuese e virusit si një pjesë e vaksinave të tjera !

 

“Përse unë do të zgjidhja vaksinën Pfizer (teknologji e shekullit 21)dhe jo vaksinat e tjera për tu mbrojtur nga covid – 19?

Arsyeja e parë dhe më thelbësore.

Është vaksinë neutralizuese e jo bllokuese e virusit si një pjesë e vaksinave të tjera !

Sepse e godet virusin me goditje snajperi dhe e “paralizon” atë.

Sepse po të përdor një fjalor boksi e hedh virusin knock – out dhe jo knock – doën siç bëjnë vaksinat konvencionale.. duke i lënë shteg atij ngandonjëherë të ngrihet sërish më këmbë.

Ka disavantazh që kërkon dy doza dhe kushte speciale ruajtje…por është armë strategjike e zgjidhjes finale”, shprehet Edmond Panariti

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...