Ish-deputeti i PD publikon foton: Rakacolli të ishte shkarkuar nga detyra! Qytetarët i gjobisin, opozitën e godasin kurse vetë injorojnë ligjin

E Enjte, 21 Janar 2021 13:51

 

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një foto të kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli sipas të cilit ka shkelur masat anti Covid.

Spahia thotë se Rakacolli minimalisht duhet të ishte shkarkuar pasi është e pafalshme që kryetarja e Komitetit të shkelë rregullat vetë e para.

 

Ai madje theksons e Rakacolli ka qenë në rresht të parë në një takim partie bashkë me Elona Gjebrean, ndërkohë që qytetarët gjobiten nëse ndodh diçka e tillë.

 

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

 

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

 

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...