Vasili: Rama më parë bën kryetar ata që qëlluan në 21 janar se të shpallë dëshmorë viktimat?! Dhe flet për 21 janarin, çfarë pështirosje!

E Enjte, 21 Janar 2021 16:49

 

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili komenton vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shpallur dëshmorë viktimat e 21 janarit pas 8 vitesh në pushtet. Vasili shkruan se Rama një vit pasi erdhi në pushtet i dha poste një pjesëtari të grupit të zjarrit në 21 janar, teksa pas 8 vitesh bën dëshmorë viktimat.

“Edi Rama më parë bën kryetar ata, që qëlluan në 21 janar se të shpallë dëshmorë viktimat!?
Edi Rama që me një vit pasi erdhi në pushtet në vitin 2014 bëri Drejtor OSHEE, në vitin 2015 Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat, Agron Malajn pjesëtar të grupit të zjarrit në 21 janar dhe të shkarkuar nga Saimir Tahiri për këtë arsye, ndërsa viktimat e 21 janarit i shpall “Dëshmorë të Atdheut” pas 8 vjetësh!?
Dhe Edi Rama flet për 21 janarin, çfarë pështirosje!!”, shkruan Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...