21 Janari/ Berisha: Ishte përpjekje për marrje pushteti me dhunë

E Enjte, 21 Janar 2021 22:02

-
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se 21 Janari nuk ishte protestë e dhunshme, por përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë.

“Nuk jam dakord që e cilësoni protestë të dhunshme, ajo ishte përpjekje e qartë për marrje pushteti me dhunë.

Deklaratat e eksponentëve kryesorë të opozitës së asaj kohe, ishin të qarta. Nuk kërkonin as më shumë dhe as më pak se rrëzimin e një pushteti të ligjshëm,” tha Berisha.

Sipas tij, videoja e montuar u trajtua nga qeverisja në mënyrën e duhur, pasi zyrtarët e lartë u larguan dhe iu hoq imuniteti, ndryshe nga sa ndodhi me rastin e Saimir Tahirit .

“Iku zëvendëskryeministri, dha dorëheqje, iu hoq imuniteti dhe nuk shkoi te prokurori si një njeri me imunitet. Ministri tjetër kishte ikur. Pra e gjitha kjo u përdor. U caktua një datë kur u mendua se mund të merrej pushteti me dhunë. 21 janari shënon pas 80 e ca vitesh, përpjekjen e dytë për të marrë pushtetin me dhunë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...