“Nuk kemi ujë të pijshëm” Jorida Tabaku dëgjon shqetësimet e banorëve në Zallherr: Qeveria e ka braktisur periferinë!

Premte, 22 Janar 2021 12:15

 

 

Përfaqësuesja e PD, Jorida Tabaku ishte sot me banorët e Zallherit, pak kilometra larg Tiranës. Ajo u shpreh se periferia e Tiranës është braktisur plotësisht nga qeveria dhe bashkia.

Sipas saj, aty mungojnë rrugët, mungon uji i pijshëm, mungojnë investimet për bujqësinë.

 

“Është pa vënë dorë nga 2013-a e deri më sot. Këtu kalojnë tre tubacione që furnizojnë Tiranën me ujë të pijshëm dhe Zallheri nuk ka ujë të pijshëm. Është një zonë krejt e harruar dhe e lënë pas dore.”- thotë i revoltuar një banor, duke theksuar se njerëzit po largohen nga zona për shkak të vështirësive të mëdha për të jetuar.

Tabaku shtoi se largimi i banorëve ka sjellë dhe mbylljen e shkollave, duke detyruar fëmijët e tjerë të udhëtojnë disa kilometra larg shtëpisë për të shkuar në shkollë.
Jorida Tabaku u shpreh se është e papranueshme përdorimi i njerëzve nga bashkia dhe qeveria vetëm për fushatë elektorale.

“Këtu ku duhej të ishte një nga zonat më të mëdha në Tiranë, këtu kalojnë vetëm makinat e gurores. Këtu vetëm i shfrytëzojnë pasuritë natyrore, socialistët, pa pasur asnjë model zhvillimi. Është fatkeqësi që të jetë një zonë me kaq prodhime bujqësore, të mos ketë një subvencion për bujqësinë.

Fshatarët nuk nxjerrin në treg produktet e tyre, sot janë duke mbijetuar me çfarë vjen nga emigracioni, ndërkohë që kjo duhej të ishte një nga zonat që duhej të kishte prioritet zhvillimin për qytetin e Tiranës. Nuk ka se si të zhvillohen qytetarët kur lekët dhe investimet nuk shkojnë tek qytetari, por për dreka dhe për darka në Dubai.

Është modeli i tyre i fasadës që tregojnë dy projekte me ngjyra ndërkohë që shqiptarët këtu janë duke vdekur për bukën e gojës. Unë besoj se me 25 Prill është një mundësi që për banorët e kësaj zone për të treguar që të gjithë shqiptarët janë njësoj, të gjithë duan investime, të gjithë duan arsim nuk dua vetëm fëmijët e politikanëve dhe qeveritarëve arsim ”, tha Tabaku.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...