Banorët e Selenicës mes baltës, kurse deputeti i tyre rilindas majë foristradës!

Diel, 24 Janar 2021 09:08

 

Selencia nxjerr bitum për krejt rrugët e Shqipërisë dhe nuk ka rrugë për vete, kjo është kriminale. Deputeti i PS ia shtron rakisë dhe kengës, duke mos u shqetsuar për banorët e bashkisë së Selenicës
24/01/2021 09:06
Banorët e Selenicës mes baltës, kurse deputeti i tyre rilindas majë foristradës!
Selencia nxjerr bitum për krejt rrugët e Shqipërisë dhe nuk ka rrugë për vete, kjo është kriminale. Deputeti i PS ia shtron rakisë dhe kengës, duke mos u shqetsuar për banorët e bashkisë së Selenicës.

Banorët e fshatit Kotë në bashkinë e Selenicës ankohen për mungesën e investimeve në rrugën e lagjes Hasane e cila në ditë me shi bëhet e pakalueshme.

 

“Jemi 100 familje që vuajmë, kalojmë përditë këtu në këtë rrugë,” tha një banore.

Është më pak 1 km që sipas banorëve u vështirëson jetesën.

“E bëj dy herë në ditë këtë rrugë, nëpër shi dhe fëmijët i çoj ujë në shkollë, ” tha një banore tjetër.

“Këtu është fatkeqësi, u sëmure këtu vdiqe, s’ke nga ia mban,” shprehet banori. “Një taksi do 100 mijë lekë (të vjetra) të të marrë këtu dhe të të çojë Vlorë.”

Kërkesat dhe ankesat e tyre shkojnë për kryebashkiakun Pëllumb Binaj, i cili siç thonë gjithmonë është justifikuar me mungesën e fondeve.

Por nga ana tjetër, banorët thonë se kurrë nuk kanë marrë asnjë sqarim se ku shkojnë taksat që paguajnë.

“Çdo gjë këtu nuk funksionon, është lënë në harresë. Ata e bënë më mik edhe xhadenë,” thotë një banore.

Rruga do të bëhet, thonë banorët është premtim që e marrin sa herë u kërkojnë votën, për bashkinë apo deputetin.

Por kur votimet mbarojnë, banorët thonë se fondet për rrugën e tyre nuk gjenden kurrë.

Për këtë akuza direkte kanë për deputetin e zonës, sociaistin Vullnet Sinaj.

“Po e njoh po ai tallet me ne. Do ja u bëj thotë e gënjen. Në kalojmë në baltë ai kalon më fuoristradë,” thotë një banor.

“Vijnë për votat, bëjnë reklama dhe ikin, vetëm kaq.”

Ndaj teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, mesazhin i banorëve të Kotës, shkon direkt për të.

“Do vijnë deputetët tani, para zgjedhjeve , do vijnë ata të gjithë. Të na i bëjnë rrugën, ndryshe asnjë nuk do vejë të votojë,” tha një banor.

“Sivjet kemi vendosur që mos votojmë si lagje.”

Mungesa e kanalizimeve dhe kontejnerëve për mbetjet urbane janë dy probleme të tjera që nuk kanë marrë kurrë zgjidhje në këtë zonë.

Ja deputeti duke ngrënë si sherif

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...