Po investonte në Shqipëri/ Princit të mafies i sekuestrohen qindra mln euro

Hënë, 25 Janar 2021 12:39

 

Sipërmarrësit kalabrez Antonio Gallo, i arrestuar si pjesë e grupit mafioz italian Ndragheta, i janë sekuestruar të dielën të gjitha paratë cash që kishte në shtëpi, sipas medieve italiane. Ato bëjnë me dije se ende nuk kanë mbaruar numërimin e parave të tij të shumta, por ato kapin vlerën e qindra milionë eurove.

Prokurori Nicola Gratteri tha se i janë gjetur dhe sekuestruar makina luksoze e ora Rolex me vlerë qindra milionë euro.


“Ky hetim është sinteza e asaj që kemi thënë për dekada me radhë”, tha prokurori i operacionit, Nicola Gratteri.

Në lidhje me operacionin ai tha se grupi mafioz Ndragheta ka filluar ‘të qëllojë më pak me armë’, por të ketë më shumë marrëdhënie me biznesin dhe me politikën.

Figura kryesore e Ndraghetas është Antonio Gallo, i njohur dhe me nofkën ‘Princi’. Ai ishte personi që kishte krijuar kontakte të ngushta në fushën e ligjit dhe politikës. Dhe, kësisoj Ndrangheta ka zgjeruar veprimtarinë e saj sipërmarrëse pa masë.

Ai ishte një sipërmarrës mesatar, por kjo dëshirë për t’u rritur më tej e çoi atë në rajonin italian 'Reggio Calabria', për t’i kërkuar familjeve të Ndranghetas për të organizuar fushatën elektorale të Talarico-s. Franco Talarico ishte këshilltar rajonal në Reggio Calabria, i cili përfundoi në arrest shtëpie në 21 janar.

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.

Dosja e plotë e përgjimeve është mbi 1000 faqe dhe pritet që në ditët në vijim të publikohen pjesë të tjera të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...