Kryemadhi: Projekti nga 'Bebja në Bebe', një mundësi që të rinjtë të mos ikin

Tuesday, 26 Janar 2021 18:22

 

*Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me banorët e Njësisë 2 (Pjesa 3)*

Ndërkohë nga ana tjetër është që ajo që kemi për familjet e reja, për djemtë dhe vajzat që ne e quajmë programin nga bebja në bebe. Kjo do të thotë që është e drejtpërdrejtë për çdo fëmijë që lind. Qeveria ose shteti mundëson në llogarinë e fëmijës 1000 dollarë dhe në moshën që fëmija riprodhohet, kur të martohet të dy burrë dhe grua kanë rreth 25 mijë dollarë minimumi apo 28 mijë dhe të dy së bashku janë të gatshëm për të blerë një shtëpi. Ky është një shans dhe mundësi për ti krijuar të rinjve tanë që të mos ikin nga Shqipëria por të qëndrojnë këtu, të ndërtojnë familjet dhe ne të kemi mundësi të shikojmë nipërit dhe mbesat që jetojnë në Shqipëri. Kjo quhet politikë kundër shpopullimi. Ashtu sikurse ne kemi një nga pikat tona kryesore , të gjitha këto kanë koston zero. Pra nuk i kushtojnë asgjë. Jam e gatshme të dal dhe të ballafaqohem me ekonomistë dhe financierë. Këtë nuk e kemi shpikur ne. Kemi pasur shumë takime në SHBA, në bashkëbisedime me profesorë të universiteteve prestigjioze por edhe me investitorë të huaj dhe analistë dhe ekonomistë, këto janë disa politika shumë të thjeshta, shumë të drejtpërdrejta të cilat shkojnë drejtpërsëdrejti te qytetarët dhe shmangin informalitetit, shmangin atë lloj kosto e cila ne duam ta theksojmë që për LSI më mirë të kemi 3 milionë shqiptarë të pasur dhe 3 oligarkë të cilët nuk i vjedhin dot sesa të kemi 3 milionë shqiptarë të varfër dhe 3 oligarkë të cilët rrinë pranë kryeministrit. Kjo është një moto shumë e thjesht, më shumë se kurrë sot është e nevojshme që ne ti përgjigjemi qytetarëve.

Modifikuar më Tuesday, 26 Janar 2021 21:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...