‘’Shqipëria fiton turizmin’’, Basha pas takimit me operatorët në Durrës: Do të punojmë pas 25 prillit për t’i bërë realitet angazhimet serioze të programit

E Enjte, 11 February 2021 17:31

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin me operatorët turistikë në Durrës ku prezantoi dhe planin ‘’Shqipëria fiton turizmin’’.

Basha thotë se me Ramën vendi ka mbetur vendnumëro, ndërsa është në fundin e listës së vendeve në zhvillim.

 

Ai garanton operatorët turistikë se pas 25 prillit do të vijojë bashkëpunimi për të bërë realitet angazhimet serioze të programit ‘’Shqipëria fiton turizmin’’.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

 

Sot diskutova me operatorët turistikë kryesor në Durrës rreth planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Vendi nuk ka bërë përpara në asnjë tregues, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë. Profesionistët dhe rinia po largohen masivisht. Shqipëria ka mbetur në fundin e listës së vendeve në zhvillim.

I njoha sipërmarrësit me planin tonë për të zbatuar një normë të unifikuar të TVSH prej 6% mbi të gjitha kompanitë në sektorin e turizmit. Ne do të investojmë pa kursim në infrastrukturë, në furnizimin pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike dhe do të stimulojmë zgjatjen e sezonit turistik.

Operatorët turistikë shprehën entuziazëm për angazhimet e planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Ata janë të sigurt se me një qeveri që kujdeset për njerëzit, për ekonominë, për zhvillimin, investimet e tyre do të shpërblehen shumëfish.

 

I sigurova sipërmarrësit e pranishëm se ashtu siç bashkëpunuam për të hartuar programin për turizmin, ashtu do të punojmë edhe pas 25 prillit për t’i bërë realitet angazhimet serioze të këtij programi. Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...