“Do ta vëmë Shqipërinë në rrugën e suksesit”/ Basha: Me planin tonë heqim pengesat për biznesin të vendosura nga Rama, eliminojmë korrupsionin

Hënë, 22 February 2021 13:50

 


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me programin e PD, Shqipëria do të vihet në rrugën e suksesit. Në një postim në Facebook, Basha ka publikuar një video, ndërsa shkruan se do të eliminohet korrupsioni.


“Për ta vënë Shqipërinë në rrugën e suksesit, të vendit ku është mirë të bësh biznes, duhet të mposhtet korrupsioni. Ky është plani ynë: largojmë Ramën, eliminojmë korrupsionin dhe vëmë Shqipërinë në rrugën e suksesit. Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha.

Ndërsa në videon e publikuar nga kreu i PD thuhet: “Shqipëria sot renditet e 82-ta në raportin e “Doing Business 2020”. Në vendin e fundit në rajon. Kjo i bën keq gjithë ekonomisë sonë. Pse ka ende pengesa burokratike për hapjen e një biznesi të ri? Për dhënien e lejeve të ndërtimit? Për energjinë elektrike. Për kreditë? Investimet? Tregtinë? Për taksat? Sepse kryeministër është Rama.

Programi ynë “Shqipëria fiton” do t’i heqë të gjitha këto pengesa dhe do të fuqizojë klasën e mesme. Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor gjatë të cilit asnjë biznes nuk do të gjobitet. Do të ulim numrin tmerrësisht të lartë të kontrolleve që i marrin sot frymën biznesit. Do të përgjysmojmë afatin ligjor për miratimin e lejeve dhe licencave. Ju mundoheni dhe punoni fort ndaj meriton më shumë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...