Partia Republikane arrin marrëveshjen me PD për zgjedhjet, Mediu jep detaje: Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për fitore

E mërkurë, 24 February 2021 12:40

 

Partia Republikane ka nënshkruar sot marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i PR, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat dhe disa detaje nga marrëveshja.

Mediu Arjan Madhi negociatat basha PD (4)
Sipas tij, marrëveshja parashikon çdo gjë që është e vlefshme për fitoren në 25 prill. Po ashtu sipas tij në këtë marrëveshje percaktohet edhe raporti i partive politike.

“Është konsideruar çdo që gjë është e vlefshme për ta bërë sa më aktive çdo parti politike që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ju do ta shikoni marrëveshjen dhe marrëveshja përcakton edhe raportin e partive politike si do të jenë. Kjo është një marrëveshje që ka përmbledhur qëndrimet që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep edhe autoritetin ligjor PD që të përcjellë në KQZ edhe raportet politike të çdo partie”, tha Mediu.

I pyetur sa kandidatë do të ketë Partia Republikane, Mediu tha: “Ky është një proces që nuk mbaron sot, është një proces që vazhdon. E kem thënë proporcionaliteti, dhe këtu kemi rënë dakord, është një vlerë që duhet të vlerësohet. Nuk i shërben partive politike, por i shërben koalicionet për fitoren e zgjedhjeve”.

Kujtojmë që në listën e koalicionit të PD, krahas partive tradicionale të djathta do të jetë edhe Fryma e Re Demokratike e themeluar nga Bamir Topi. Ish-presidenti ka qenë në koalicion me PS në zgjedhjet e shkuara.

Gjithashtu risi është edhe kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi që pranoi mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...