Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues

E mërkurë, 24 February 2021 14:10

 

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer sot ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Në një konferencë për shtyp, Presidenti e cilësoi ligjin në shkelje flagrante të të Kushtetutës.

“Kuvendi ka ndryshuar marrëveshjen e koncensionit të Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Ky ligj është në kundërshtim me rregullat dhe interesat e shtetit shqiptar, prandaj edhe kontrata shtesë e koncensionarit është mbajtur e fshehrtë. Kjo është skandaloze dhe antiligjore.

Po bëj publike disa elementë të kësaj marrëveshje: Ligji kaloi në 27 janar 2021 në Kuvend nga Qeveria dhe po në atë datë e ka futur Konferenca e Kryetarëve edhe pse nuk u kërkua procedurë e përshpejtuar. Marrëveshja u nënshkrua në Kamëz në 26 janar. Qeverisë iu desh vetëm një ditë që ta firmosë e propozojë Kuvendit për miratim. Ndërkohë që Kuvendi e ka shqyrtuar në komisione në 4 shkurt dhe miruatuar në Kuvend në 8 shkurt. Gjithçka u bë pa asnjë lloj gare”,- tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...