Kryemadhi:Ja pse socialistët do të votojnë LSI-në

E Enjte, 25 February 2021 22:02

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e pyetur në emisionin ‘Cim Peka Live’ në Syri TV është pyetur se pse socialistët do dhe duhet të votojnë LSI-në. Ajo tha se të gjithë socialistët e gjejnë më shumë veten pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës sesa pranë PS-së së sotme, duke qenë se sipas saj asnjë nuk po i mbron.

‘Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e mbajmë fjalën. Unë mendoj që socialistët e gjejnë veten më pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës, sepse kush po i mbron sot? Kush është që të dalë e të flasë për alternativën e Partisë Socialiste? Ku e gjejnë veten socialistët sot më shumë? E gjejnë veten më shumë te inceneratorët, apo tek një mjedis i pastër? E gjejnë veten te rikthimi i rafinerisë së naftës në Fier apo në Ballsh, apo tek shfrytëzimi në mënyrë makabre të puseve të naftës nga kompani kineze pa identitet, të cilat e shesin gjithë produktin bruto të naftës me vetëm 50 për qind të çmimit? Kur ndërkohë kanë qenë rafineri ku punonin me qindra dhe mijëra naftëtarë. Kam qenë në Patos ku kam takuar një naftëtare, që ka dalë me 198 mijë lekë të vjetra pension, edhe pse kanë punuar me vite të tëra në rafineri. Dhe kjo naftëtare që ishte socialiste, jo vetëm që nuk i dhanë shansin për të pasur statusin e naftëtarit që ajo nuk e mori kurrë. Statusin e mori dikush që ka punuar, por që jeton në Itali apo në Amerikë. Prandaj socialistët e gjejnë veten te LSI. Socialistët nuk kanë të bëjnë me figurën, socialistët duan atë çfarë prekin vetë me dorë dhe ajo që prekin me dorë është vetë programi ynë, pasi ne e themi dhe e mbajmë fjalën’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...