“Deri më 25 prill kemi vetëm veten tonë dhe Zotin atje lart”, Basha tregon si do të menaxhohet pandemia në tre rrafshe: Mundim virusin politik

Premte, 26 February 2021 08:28

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpalosur dje në një takim me mjekë, planin e Partisë Demokratike për pandeminë. Ai ka ritheksuar tre pikat kryesore që përmban ky plan, që nga roli i shtetit, administrimi i pandemisë nga ekselencat dhe paketa e rimëkëmbjes ekonomike.

“Menaxhimi për sa i përket pandemisë do të jetë në 3 rrafshe kryesore. E para, shteti do të marrë rolin që i takon. E dyta, administrimi do t’i besohet ekselencave shqiptare. E treta, një paketë e rimëkëmbjes ekonomike. #SHQIPERIAFITON”, shkruan Basha në “Facebook”.

 

Ai deklaron se ‘deri më 25 prill kemi vetëm veten tonë dhe Zotin atje lart’.
“Nuk kemi qeveri. Cirk po, qeveri jo. Dua t’ju garantoj pas 25 prillit e cila do të jetë një datë ndryshimi për shumë arsye. Sa i përket fushës së shëndetësisë do jetë një datë ndryshimi për 8 vite, jo thjesht për këtë vit pandemie. Po ju garantoj që ndryshimi sa i përket pandemisë do jetë në tre rrafshe kryesore. E para, shteti do të marrë rolin që i takon. E dyta, administrimi do t’i besohet ekselencave shqiptare, që është një mrekulli e Zotit, që duke pasur qeverinë në rolin e COVID-it në katror, nuk na mjafton COVID-i, por me këtë qeveri është bërë COVID në katror, janë superheronj. Ndryshimi tjetër do të jetë një paketë e rimëkëmbjes ekonomike e drejtuar tërësisht tek ekonomitë e familjeve dhe bizneseve të goditur nga pandemia. Në 25 prill është një ditë ndryshimi fondamental, themelor kur duhet të mundim edhe virusin politik edhe do të nisim edhe rrugën e rekuperimit ndaj virusit patologjik, me të cilin do të ndeshemi dhe do të fitojmë kur të jemi bashkë me njëri-tjetrin”, deklaron Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...