Kryemadhi: Me rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve

Premte, 26 February 2021 10:51

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në Facebook tregon si ndikon rimbursimi i shpenzimeve në paga.

Sipas Kryemadhit, sa më e lartë të jetë paga, aq më shumë është shpenzimi dhe rimbursimi 5% bëhet më i lartë.

 

“Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës. Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, shkruan kryetarja e LSI-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...